Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj akuzave të opo zitës për situatën me pandeminë në vend. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali përmend faktin se Presidenti Ilir Meta nuk mban maskën mbrojtëse, dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bën deklarata se Covid nuk ekziston.

“Vajmedet” është përgjigja e ministres edhe për deklaratat e kreut të PD, Lulzim Basha, i cili vijon të ak uzojë qeverinë për dështimin në menaxhimin e pandemisë dhe thotë se spitalet janë në kolaps. “Mona thotë Covidi nuk ekziston. Likja bredh pa maskë. Saliu ruhet nga Covidi si djalli nga temjani. Dhe Luli, kryetar i frontit të shpartalluar opozitar, thotë spitalet janë në kolaps. #vajmedet”, shkruan Spiropali.