Profesori i mjekësisë, Arben Gjata, ka bërë apel që të mos përdoren antibiotikë në fazën e parët të infektimit me COVID, pasi nuk bëjnë efekt. Gjata tha në News24 se marrja e vitaminave të tilla si C, D, E dhe zinku rrisin imunitetin e trupit.

Mund të përdorim antibiotik kot. Antibiotikët nuk bëjnë efekt. Antibiotikët nuk nisin që në ditën e parë, por varet edhe nga situata e pacientit. Fatkeqësisht nuk ka formulë magjike, por është e nevojshme që të flitet me mjekun e familjes. Vitamina D, C, E, zinku mund t’i marrësh në fillim të sëmundjes, sepse të ndihmon për rritje të imunitetin e organizmit. Duhet të merren gjatë gjithë periudhës që jemi. Ne kemi trajtuar shumë mirë mjekët e familjes, tha Gjata

Gjata tha se as 10 përqind e popullsisë shqiptare nuk e ka kaluar koronavirusin. Sipas tij, problemi më i madh, që do të detyrojë vendin të futet sërish në karantinë, është rënia në kolaps e sistemit shëndetësor. Në Shqipëri nuk jemi as te 10% i popullatës, duke marrë përmasat e përhapjes së virusit. Problemi është që ne ta shtyjmë në kohë dhe të presim sa më pak raste. Problemi kryesor për mua është që të mos bjerë në kolaps sistemi shëndetësor, nëse sistemi paraqet zilen e kuqe të rënies në kolaps, do të detyrohemi për t’u futur sërish në karantinë, theksoi mjeku.