Të hapura edhe opsione të tjera nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me disa shtete apo prokurimit të përqëndruar përmes Bashkimit Europian.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka deklaruar në emisionin Opinion se qeveria shqiptare ka financuar për 20% të popullatës nëpërmjet instrumentit COVAX të aleancës Gavi dhe vaksina antiCOVID do të mbërrijë edhe në vendin tonë sapo të jetë gati.

“Qeveria shqiptare eshte angazhuar financiarisht per 20% te popullates doza te vaksines nepermjet COVAX. COVAX jane tre kandidat potencial, nderkohe qe eshte duke u negociuar edhe per vaksinën moderna e pfizer. Qeveria shqiptare është angazhuar menjëherë në financimin nëpërmjet aleancës Gavi dhe instrumentit Covax për vaksinën anti-covid. 3.9 milion euro janë parapaguar. Fillimisht e përfitojnë grupet e riskuara dhe kjo vaksinë do të jetë falas. Ne marrim pjesë ne disa negociata, jemi ne momentet e para te negotiates per dritaren e parë të hapur. Të paret që targetohen per vaksinimin jane grupet e riskut. Ekspertët e ISHP kanë vlerësuar për 20% të popullatës si fillim”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se përveç marrëveshjes me COVAX janë duke u bërë edhe perpjekje te tjera për sigurimin e vaksinës ndaj COVID-19 me vende te tjera të BE. “Me lejoni t’ju them që qeveria shqiptare përveç insteumentit Covax po bën edhe përpjekje te tjera me vende të veçanta, si me Greqinë, Italinë apo Gjermaninë. Kemi edhe një opsion tjetër përmes prokurimit të përqëndruar të BE. Perpjekjet tona nuk do te rreshtin për vaksinën qe ta sigurojmë që në momentin e parë. Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme. Do te jete falas, e garantuar nga shteti, fillimisht per gruper e riskut”, tha Manastirliu.