Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook, se 28,813 të porsalindur kanë përfituar nga Bonusi i Bebes nga muaji janar i vitit 2020.

“Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes”, thote Manastirliu. Manastirliu shkruan se me buxhetin e vitit 2021 do të vijojë mbështetja për familjet e reja.

“Siç jemi zotuar, me buxhetin e ri 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja: 40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 lekë për fëmijën e dytë; 120,000 lekë për fëmijën e tretë”, thotë Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1102388936883822