Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Sali Berisha, duke hyre gjate ceremonise se prezantimit te kandidateve te koalicionit te Djathte, Aleanca Popullore per pune dhe Dinjitet, per 61 Bashkite e vendit ne zgjedhjet lokale te 21 qershorit, ne Pallatin e Kongreseve. /r/n/r/nLeader of the Albanian opposition Democratic Party and mayor of Tirana Lulzim Basha and lawmaker Sali Berisha, during the presentation of the right coalition, Alliance for work and Dignity of the candidates for the local elections of 21 June, at the Palace of Congresses.

Lulzim Basha ka thënë se ai ka hyrë i pasur në politikë, jo varfanjak. “Që ditën e parë që kam hyrë në politikë, çdo pronë dhe pasuri e imja ka qenë transparente. Nuk kam hyrë si një njeri i varfër në politikë. Edhe ato që kam vënë, i kam transparente dhe të dokumentuara. Unë dhe gruaja ime i kemi lejuar vetes një stil jetese të mirë pa hyrë në politikë. Të tjerat janë gënjeshtra dhe për këto janë paditur në prokurori. Por ata nuk vijnë në gjykatë që të përballen pasi dënohen. Nuk kam asnjë vilë, nuk kam asgjë nga këto që thonë. Aty ku jetoj jam me qira. Kontratën e qirasë e ka Edi Rama te tatimet,” tha Basha.

Më tej, ai ka folur edhe për faktin se në rrjet është krijuar figura e tij, si një njeri që ‘fle gjumë’. “Unë jam njeri që kam rekorde publike. Kurse kryeministri ka 119 ditë që nuk ka qenë në krye të detyrës. Kjo sepse i gjithë aktiviteti i tij është vetëm propagandë,” tha Basha. Ai thotë se kur ishte ministër Transportesh, punonte deri 18 orë në ditë për Rrugën e Kombit. Më pas si kryediplomat punoi për pavarësinë e Kosovës, futjen e vendit në NATO dhe heqjen e vizave. Kurse si ministër i Brendshëm ka punuar për të vendosur rekordet më pozitive kundër krimit.

“Dita ime edhe tani nuk mund të jetë ndryshe. Kur je futur me këtë përkushtim në politikë, pak ndryshim ka nëse je në qeveri apo në opozitë, ti je i detyruar të sakrifikosh. Kush beson te kjo punë dhe tek ky mision, duhet të bëhet gati që të sakrifikojë nga jeta personale dhe familjare. Ja ku po e them shkurt: Kaloj 4-5 ditë pa i parë fëmijët për shkak të orarit. Kurse këta punë quajnë vjedhjen,” tha Basha. Në fakt, e vërteta është se gocat nuk i sheh 4-5 ditë në javë, për shkak se për një kohë të gjatë ato jetonin në Holandë dhe ai në Shqipëri. Dhe shkonte fundjavave për të jetuar me to në Holandë. (TemA)