Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj në Fabcebook pas akuzave të Lulzim Bashës se numri i të vdekurve prej Covid 19 është manipuluar nga qeveria. Sipropali shkruan se Luli Basha ka lojtur nga ment’ e kokës dhe mundohet të plotësojë radhët e vdekura të Opozitës me viktimat e Covid-it.

Statusi i plotë: Çiçikovi Luli Basha ka lojtur nga ment’ e kokës. Po mundohet të plotësojë radhët e vdekura të Opozitës me viktimat e Covid-it.Mos e dëgjo!Mbaj maskën!Ruaj distancën!Së bashku ia dalim. (Lexo.al)