Futbollisti i Kosovës, Zymyr Bytyqi, nuk di të shënojë gola të zakonshëm. Mesfushori i Dardanëve realizoi një perlë në ndeshjen ndërmjet Stabaek dhe Vikingëve. Mesfushori e nisi nga minuta e parë dhe arriti të barazonte rezultatin për miqtë. Ai lëshoi një silurë nga jashtëzone dhe shkundi rrjetën kundërshtare për 1-1. Futbollisti po përjeton një sezon shumë të mirë, pasi ka shënuar golin e 9 në 22 ndeshje. Bytyqi luajti për moshat e Norvegjisë, por në mungesë të një ftesë me ekipin e parë iu bashkua Kosovës. Ai ka në skuadër dhe sulmuesin Veton Berisha.