Është bërë një vit që kur në botë është shfaqur rasti i parë me virusin SARS CoV-2 pozitiv, e që në fillim ishte një infeksion misterioz e pastaj u bë e ditur që kemi të bëjmë me coronavirus. Që nga ajo kohë e deri më sot shumë kompani farmaceutike janë duke vazhduar të bëjnë hulumtime për zbulimin e një vaksine adekuate kundër COVID-19, ku dy prej tyre tashmë kanë nxjerrë rezultate mbresëlënëse. E pas këtyre lajmeve të mira që vaksina kundër COVID-19 është rrugës, shumë shtete kanë nisur procedurat e aplikimit për të siguruar dozat e para në momentin që vaksina do të del në treg.

Një gjë të tillë po planifikon ta bëjë edhe Kosova. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se planifikimet janë që Kosova të siguroj 1.2 milionë vaksina, dhe se të njëjtat do t’u jepen falas qytetarëve. “Planifikimet janë që Kosova të sigurojë rreth 1.2 milionë vaksina, që do të ishin të mjaftueshme për vaksinimin e grupeve që duhet të vaksinohen me prioritet profesionistet shëndetësor dhe të sëmuret kronikë. Pra, 360 000 vaksina pritet qe Kosova t’i marr falas pjesën tjetër do ta blejë. Sa kemi njohuri, ende nuk janë bërë publike çmimet e vaksinave nga prodhuesit potencialë, meqë asnjë vaksinë ende nuk është aprovuar përfundimisht për përdorim kundër COVID-19. Vaksinat që do t’i sigurojë shteti do t’u jepen falas qytetarëve”, është thënë në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Nga Ministria më tej kanë deklaruar se Aleanca Gavi COVAX AMC e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojnë falas 20% të vaksinave kundër COVID-19, kurse pjesën tjetër do ta blejë. “Aleanca Gavi COVAX AMC që është një aleancë e vaksinave që i bashkon vendet në zhvillim dhe donatorët si OBSH, UNICEF, Bankën Botërore, industrinë e vaksinave, agjencitë teknike, shoqërinë civile, Fondacione te ndryshme dhe partnerë të tjerë të sektorit privat e ka listuar Kosovën në mesin e shteteve që do të përfitojë falas 20% te vaksinave kundër COVID-19, ndërsa për pjesën e tjetër (që blihet), sikurse shumë shtete tjetër edhe Kosova ka paraqitur shprehjen e interesit në këtë aleancë me qëllim që ajo të fascilitojë blerjen e pjesës tjetër të vaksinave për Kosovën përmes marrëveshjeve që aleanca kryen me prodhuesit e vaksinave, të cilët janë pjesë e aleancës”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Kujtojmë se kompania amerikane Moderna njoftoi se vaksina e tyre kundër coronavirusit ka një efikasitet deri në 95 për qind. Efektiviteti i vaksinës së Modernas është pak më i lartë se efektiviteti prej 90 për qind, të cilën e kishin raportuar javën e kaluar gjigantët farmaceutik, Pfizer dhe BioNTech. Një vaksinë do të mësonte në mënyrë të sigurt trupat tanë që të luftojnë infeksionin. Ose do të na ndalonte të infektoheshim me coronavirus në radhë të parë ose të paktën do ta bënte më pak vde kjep rurës.