Me fitoren e Joe Biden të zgjedhjeve amerikane, zëvendëspresidente e Shteteve të Bashkuara do të shpallet Kamala Harris.

Një moment historik ky, sepse 56 vjeçarja e lindur në Kaliforni nga një mjeke endokrinologe indiane edhe një profesori ekonomie me origjinë xhamajkane, do të hy në librat e historisë amerikane si gruaja e parë që arrin në atë post.

Harris postoi pak minuta më parë në Twitter një falënderim për të gjithë mbështetësit, duke evidentuar se “këto zgjedhje janë shumë më të rëndësishme se Joe Biden ose vetja ime.

Kanë të bëjnë me shpirtin e Amerikës dhe dëshirën për të luftuar për atë. Kemi shumë punë përpara. Le të fillojmë”.