Modelja e sipërmarrsja e njohur Greis Petroviç, tha në “Ftesë në 5”, se është prekur nga koronavirusi. Modelja, e cila është në muajin e 9-të të shtatzënisë dhe pret të sjellë në jetë një djalë në fillim të dhjetorit, tha se sëmundjen po e përjeton me simptoma të lehta, ku ka pasur temperaturë të lehtë e pak kollë. Ndërkohë, mjeke Hysie Aliko dhe nutrecionistja Matina Çobo, gjithashtu të ftuara në emisionin e Bietës dhanë këshilla të vyera për gratë shtatzënë gjatë kësaj periudhe. Ata konfirmuan njëzëri se femrat shtatzëne kanë një imunitet më të dobët, e për këtë arsye duhet të mënjanojnë disa ushqime, kryesisht ato me përmbajtje sheqerore, për të përballuar çdo risk të mundshëm.

“Gratë që kanë hipertension, që janë mbi peshë, prandaj duhet të evitojnë të gjitha ushqimet që kanë sheqer. Një nga dietat që në shtatzëni është të konsumojnë sa më pak sheqer, lëngje jo gazoze, ëmbëlsirat. Këto duhet të evitohen”, u shpreh mjeke Hysnie Aliko.

Ndërsa nutrocionisja Matina Çobo sqaroi: “Shtatzënia vetë si periudhë është delikate sepse imuniteti i nënës bie pak. Kjo është arsyeja që duhet të kujdesemi për bakteret, peshkun, krudot, bulmetit. Nga salmonela, të gjitha këto që në gjendje normale trupi i përballon, ndërsa në shtatzëni duhet pasur kujdes. Kur janë të prekura kujdesi duhet të jetë dyfish. Imuniteti i nënës është i rënë nga COVIDI. Nëse ushqehemi me ëmbëlsira, yndyrat trnas, margarina, këto janë në dëm të nënës. Në këtë periudhë duhet të kujdesen për frutat e perimet stinore. Supat padiskutim, do të ishte një gjë shumë i mirë. Uji është shumë i rëndësishëm, edhe kur prekemi nga COVID, hidratimi qelizor është i rëndësishëm”.