Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, ku u s ul mua me gurë një nga Qendra Shëndetësore në këtë qytet, ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Përmes një postimi në Facebook ministrja e konsideron këtë ngjarje si të nxitur nga gjuha e ur rejtjes.

“Gurët e hedhur sot mbi qendrën shëndetësore në Lagjen Skënderbej në Elbasan, të cilën vetëm pak muaj më parë e rindërtuam me standardet më të mira pas braktisjes prej 4 dekadash, janë një akt agr esioni kundër institucioneve jetëshpëtuese, të frymëzuar prej gjuhës së palogjikshme të ur rejtjes, që po përdoret këto kohë kundër bluzave të bardha.

D ënoj me forcë këtë akt të dh unsh ëm, dhe mbështes me forcë punën e çdo mjeku e infermieri që shërben me përkushtim në këto kohë të vështira, në çdo cep të Shqipërisë. Bluzat e bardha meritojnë mirënjohjen tonë dhe jo dh unën verbale të kujt ka humbur busullën ka shkruar Manastirliu.