I shoqëruar nga zëdhënësi I qeverise dhe kryespecialisti për pandeminë ne vend kryeministri Mitsotakis ka deklaruar në një konferencë për shtyp mbyllje të përgjithshme të Greqisë prej datës shtatë nëntor ditën e shtune për tre javë deri në 30 nëntor,për të përballuar valën e dytë të pandemisë. Sipas tij shpejtësia e shperndarjes se virusit dhe rritja agresive e numrit te rasteve te perditshme ne pese ditet e fundit e kane detyruar per te marre kete mase ekstreme, per te mos bere sic ka thene ai, gabimin e disa vendeve europiane qe u vonuan ne shpalljen e masave . “Sic e dini kemi marre vendimin prej ores 6 te mengjesit te rihyjme ne nje system horizontal te anullimit te te gjitha veprimtarive per te gjithe vendin e cila do te mbaje tre jave deri ne 30 nentor”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Ne ndryshim nga karantina e pare kesaj here do te jene te hapura kopshtet dhe shkollat fillore dhe padyshim supermarketete dhe farmacite. Ndalimi I qarkullimit do te filloje nga ora nente e mbremjes deri ne 5 te mengjesit,ndersa gjate dites njerezit do te dalin vetem pasi te dergojne mesazhet telefonike per 6 katigorite e caktuara te nevojshme, vizitë te mjeku ose ne farmaci , dalja per supermarket apo dyqan ushqimesh, per ne banke, për të ndihmuar njerëzit në nevojë, per nje ceremoni si vdekje, martese apo pagezim sic parashikon ligji, stervitja individuale, apo shoqerimi I kafsheve shtepiake..

Mbyllja e pergjitshme eshte aprovuar nga grupi I specialisteve pasi presioni mbi sitemin shendetsor eshte ne limit . Te pakten 1600 persona kurohen nga koronavirui ne spitalet greke, prej tyre 179 ne terapi intensive . Gjithashtu kjo mase vjen edhe per shkak te numrit rekord te vdekjeve ne oret e fundit dhe te rasteve te perditshme qe ne shtate ditet e fundit ka nje mesatare prej 1000 ne dite .

Kryespecialsiti per epidemine ka shtuar nga ana e tij se tashme ne vend kryehn mbi 20000 teste ne dite, prej te cilave 9% dalin positive. Gjithashtu kryeministri grek ka shpallur tre masa te rendesishme per mbeshtetjne ekonomike te bizneseve te vogla duke I rimbursuar te gjithe ata qe punojne tek ato qe mbyllen me urdher qeveritar me 800 euro per nje muaj, duke shtuar me dy muaj te tjere asistencen sociale dhe duke dhene 400 euro ndihme per nentorin per te papunet afatgjate.