Në Open në Top Channel po diskutohet për akuzat ndaj Lulzim Bashës dhe komisionin e Posaçëm të ngritur nga Kuvendi. I ftuar në Open në Top Channel analisti Carlo Bolino tha se Basha gënjen kur thotë se nuk e ka takuar Melam Bellanicën.

“Unë ndryshe nga ju, kam qenë prezent në Kukës në vitin 1999. Kam qenë si gazetar i Ansas. Basha ka qenë në Kukës i shoqëruar nga një prokuror indian.

Kam qenë prezent kur kanë ardhur njerëzit nga Krusha e Madhe. Zoti Bellanica ka dhënë dëshmi ndaj gjykatësit me kombësi indiane që ishte me Bashën. Ka qenë dhe Meta aty si përfaqësues i qeverisë shqiptare. Ilir Meta mund ta vërtetojë nëse Basha ka qenë apo jo në Kukës.Basha ka gënjyer kur ka thënë se nuk e ka takuar Bellanicën. Nuk merrem me akuzat që ai ka shkatërruar prova ndaj luftës së Kosovës”- tha Bolino