Kreu i PD-së, Lulzim Basha u takua sot me pensionistë të Njësisë 4 dhe me sa duket stafi i tij ka bërë zgjedhjen e duhur për nga ana estetike, duke zgjedhur një shesh rekreativ dhe kënd lojrash pranë “Oxhakut” në Tiranë, i cili është rehabilituar, është mbjellë me pemë dhe sistemuar nga Bashkia e Tiranës.

Me sa duket, sa herë që do të zhvillojë takime të tilla, Bashës do t’i duhet të promovojë punën e Veliajt në Tiranë.