Ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës është identifikuar një test Covid-19 i falsifikuar. Burimet bëjnë me dije se ky test është bërë në Shkodër.

Por, nuk mbaron me kaq. Testi ka në fund vulën e njomë të mjekes Sajmira Laçi. Laçi, nuk është emër i panjohur për opinionin publik, pasi ne qershor të 2017, ajo u shkarkua nga pozicioni i Drejtoreshës së Shëndetit Publik në Pukë, pas përfshirjes së saj në fushatë elektorale. Nga ana tjetër, Laçi mbante edhe postin e kryetares së LSI për këtë qytet. E mesa duket, Laçi vazhdon të ndjekë urdhrat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila thotë se Covid-19 nuk eksiston, ndaj edhe lëshon teste false. Më poshte lajmi i 2017 dhe testi i falsifikuar: