Tom Gashi, avokat i UÇK në një intervistë ekskluzive për Report Tv ka qartësuar rolin e kryedemokratit Lulzim Basha në UNMIK. Edhe pse kryedemokrati i ka quajtur “gënjeshtra mostruoze” të ardhura nga Rama për të zhvendosur fokusin nga skandali, Gashi ka thekuar se Basha ka qenë zyrtar ligjor në UNMIK. Detyra e tij, sqaroi Gashi, ka qenë dorëzimi i dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët. “Ne kemi pasur me dhjetëra shqiptarë të Shqipërisë që kanë punuar në UNMIK dhe njëri prej tyre dhe ka qenë Lulzim Basha dhe kjo nuk është diçka që nuk dihej, s’është krim ka qenë një punë që e kanë zgjedhur kanë aplikuar dhe për vite të tëra kanë qëndruar këtu, kemi pasur zyrtarë nga Shqipëria, por jo gjyqtarë dhe prokurori. Roli i Bashës ka qenë publik, misioni it i tij ka qenë si zyrtar ligjor dhe nga fundi i misionit ka qenë udhëheqës në çështjen e dorëzimit të dosjeve penale nga institucione ndërkombëtare të UNMIK tek vendorët, por kjo nuk ka ndodhur se këto dosje i mori menjëherë EULEX që ishte i ftuar nga Kosova dhe erdhi menjëherë nga shpallja e pavarësisë. Dhe Basha ka qenë udhëheqës, ka punuar me prokurorin amerikan që ka hetuar pretendimet politike të senatorit zvicerian Dick Marty, dhe pastaj i ka qëndruar në çështje juridiko-penale.

Ka qenë person kyc për transferimin e dosjeve dhe bashkëpunimi i Tribunalit të Hagës nuk ka pasur derë tjetër përveç UNMIK do të thotë prokurorë dhe gjyqtarë vendor ka pasur, shqiptar, por absolutisht asnjë shkresë nuk ka kaluar përmes duarve të tyre, gjithçka ka shkuar përmes UNMIK. Nëse ajo video i është dorëzuar Lulzim Bashës nuk ka asgjë për t’u fshehur dhe do duhej ta bënte publike”, tha avokati. Gashi tha se Basha ka pasur një bashkëpunim me mjekun e mjekësisë ligjore, që hyri në Shqipëri në mënyrë të fshehtë. Në intervistën për Report Tv, Gashi tha se ndaj këtij mjeku ka ngritur personalisht pa di pasi ka vje dhur eshtrat e 400 shqiptarëve për interesa personale. Kri minel, e ka etiketuar avokati mjekun, pasi ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokuroren në Tribunalin e Hagës, në kohën kur aku zohej Haradinaj.

“Kemi parë dhe kronika që Basha ka bashkëpunuar dhe me ekspertë të mjekësisë ligjore që kanë ardhur në mënyrë të fshehtë në Shqipëri dhe njëri prej tyre ka qenë Drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, ka qenë një kriminel që ka punuar për tribunalin e Hagës për Ish- Jugosllavinë dhe duket që ka punuar edhe me Bashën, dhe personalisht në emer të vik timave e kanë paditur pen alisht, në Kosovë ka vjedhur 400 eshtra të kosovarëve për interesa personale, i ka zhvarrosur për çështje të profesionit të tij, duke i përdorur privatisht. Kemi raporte që ky mjek ka marrë pjesë në të ashtyquajturën ‘Shtëpia e Verdhë në Shqipëri dhe ka marrë ka punuar me Carla Del Ponte, kryeprokurore në Tribunalin e Hagës, në Kohën kur aku zohej Haradinaj, dhe nuk ka gjetur asnjë dëshmi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ky ishte një skenar i keq përdorur nga Dick Marty, i cili e përpunoi në mënyrën e tij dhe e dërgoi në Këshillin e Europës, dhe ata kërkuan që të hetonin këto pretendime”, tha Gashi. Për këtë arsye, Gashi tha se ai do duhet të thirret nga Haga si dëshmitarë, së bashku me Dick Marty-in si edhe ekspertin e mjekësisë ligjore.

“Këto procedura janë raste që do të zgjasin me vite dhe do duhet të zbulohet dhe si kaluan këto dosje, unë ju thashë për ekspertin e mjekësisë ligjore që te ne ka qenë drejtor, me siguri që do të duhet të japin sqarime, do të duhet të japin sqarime dhe se si u mashtrua opinioni europian që të votojë një raport politik të Dick Marty që u bazua mbi librin e Carla Del Ponte. Përveç Bashës, apo mjekut, do të ftohet edhe Dick Marty për të dhënë sqarime se si erdhi në këto informata false se si që na shndërroi ushtarët e UCK dyshohen për kr ime monstruoze ndërsa asnjë udhëheqës i Serbisë nuk dalin në këtë Gjykatë”, shtoi Gashi. Ai shton se kjo Gjykatë Speciale e Hagës e ngritur nga vetë institucionet e Kosovës ishte e gabuar.

“Kjo Gjykatë Speciale nuk është e dëmshme, vetëm për shqiptarët e Kosovë, apo për UÇK për të gjithë kombin shqiptar”, tha ai. Duke u ndalur te reagimi i Jakub Krasniqit në Gjykatën e Hagës, Gashi tha se ishte emocional për shkak se as në ëndërr s’e kishte pritur. “Krasniqi ishte me emocional pasi as në ëndërr nuk e ka pritur që të ndodhte një gjë e tillë, apo që të bëhet një inskenim apo bastisje spektakolare në shtëpi. Besoj që Krasniqi nëse do merrte një ftesë të rregull, jam i bindur që do të paraqitej në Hagë siç janë paraqitur të gjithë, ishte një shfaqje e një dhimbje shpirtërore se Gjykata Speciale e cila është ngritur nga institucionet Kosovare merret vetëm me krime të UCK dhe do duhet të gjendeshin pjesëmarrës serb për shkak të krimeve që kanë bërë në Kosovë, krime deri në gjeno cid”, tha avokati. Aktak uzat me të cilat po përballen 4 liderët e politikës së Kosovës në Hagë, ndezën debate edhe në politikën shqiptare. Lulzim Basha është i shenjestruari i mazhorancës, e cila i kërkon kryedemokratit të sqarojë rolin në hetimet për UÇK. Këtë të martë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, teksa publikoi një dokumentar kushtuar masakrës së Krushës së Madhe në komunën e Rahovecit në Kosovë, tha se Basha ka në dorë një provë të rëndësishme, e cila mund t’i shërbejë drejtësisë për ish-udhëheqësit e UCK. Bëhet fjalë për një kasetë filmike që thuhet se i është dhënë Bashës nga një nga dëshmitarët ku kishte ekze kutimet dhe fjalimet e serbëve nga mas akra e Krushës, por Basha e ka fshehur.