Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme kundër Napolit. Sfida ndërmjet kuqezinjëve dhe napolitanëve do të luhet prej orës 20:45, në stadiumin San Paolo. Ekipi kuqezi që kryeson dhe kampionatin italian ka përzgjedhur dhe lojtarët që do t’i ketë të gatshëm në ndeshjen e sotme. Ka dy mungesa të rëndësishme për ekipin e “Djallit”, pasi Rafael Leao nuk do të jetë i gatshëm, ashtu si Musacchio.

Lista kuqezi anti-Napoli: Portierë: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Tătărușanu.
Mbrojtës: Calabria, Conti, Dalot, Duarte, Gabbia, Hernández, Kjær, Romagnoli. Mesfushorë: Bennacer, Çalhanoğlu, Castillejo, Díaz, Hauge, Kessie, Krunić, Saelemaekers, Tonali. Sulmues: Colombo, Ibrahimović, Rebić.