Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka bërë thirrje për qytetarët që të respektojnë distancimin social dhe të mbajën maskën, në mënyrë që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Ai u shpreh në RTV ORA se qytetarët nuk duhet të presin nga shteti që t’i ruajë, por duhet që ata vetë të mbrohen, madje të mësohen të jetojnë si eskimezë duke u izoluar dhe duke evituar çdo kontakt.

“Mos prisni që t’ju ruajë shteti. Është e pamundur në cdo shtet që qeveria të dirigjojë në cdo moment njerëzit kur ata nuk janë të ndërgjegjësuar. Njerëzit duhet të mësohen të jetojnë si eskimezë, të izolohemi dhe të evitojmë cdo kontakt. Distancimi fizik dhe mbajtja e maskës është mënyra më e mirë për të parandaluar këtë virus të përhapet”, tha mjeku Sulçebe.