Joe Biden do t’i drejtohet sot popullit amerikan si President pasi votat kanë konfirmuar fushatën e tij si më të mirë, duke i dhënë besimin në zgjedhjet presidenciale.

Fjalimi do të ndodhë edhe nëse votat kundërshtohen nga pala e Donald Trump. Associated Press raporton se adresimi do të bëhet në primetime kur mund ta ndjekin të gjithë.

Numërimi është drejt fundit edhe në shtetet kyçe.CNN ka bërë një përditësim të fundit rreth rezultatit të numërimit të votave në 5 shtete, ku edhe vendoset fati i presidentit të ri të SHBA.

Teksa thekson se është ende herët për të shpallur fituesin e zgjedhjeve, konstatohet se Biden udhëheq nga 4 nga këto shtete, ndërsa Trump në vetëm njërin prej tyre.