Deputeti i mazhorancës, Adnor Shameti ka dhënë detaje lidhur me ligjin për presidentit.

“Në lidhje me hartimin e ligjit për presidentit, i dhamë dorën e fundit dhe disa detajeve, dua të sqaroj që hartimi i një ligji për organizimin ne presidenti ka qenë një domosdoshmëri dhe detyrim kushtetues. Është një ligj organik, ky ligj ka analizuar dhe përfunduar në detaje të gjithë procedurën ë presidenca duhet të ndjekë në ushtrimin e kompetencave të veta, marrin fund të gjitha ngërcet artificiale të lindura në vite duke pasur parasysh Kushtetutën.

Nuk bëhet fjalë për kufizime të kompetencave është elaburimi i të gjitha të drejtave të presidentit. Grupi i punës ka përfunduar draftin dhe ky draft do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare ku do të depozitohet në Kuvend dhe pastaj do të vijojë puna normale që do jetë gjithëpërfshirës, dhe do diskutohet dhe në Komisionin e Ligjeve. Është një ligj i kompletuar s’është për privilegjet e presidentit, por i jep fund ngërçeve artificiale, ka 45 nene në tërësinë e tij e të gjitha problematikat që ju i ngrini gjejnë zgjidhje”, tha Shameti.