Diten e sotme kryetari i PS Tirane, por njekohesisht edhe deputeti i njesise nr 8, z. Ervin Bushati, ka mbajtur nje fjale pershendetese ne eventin e organizuar ne shkollen “Misto Mame” .

Eventi kishte per qellim sensibilizimin per respektimin e masave dhe protokolleve te miratuara nga ministria e shendetsise lidhur me covid 19.

Ne fjalen e tij deputeti Bushati theksoi:

“Prej muajsh tashme jo vetem Shqiperia por mbare globi gjendet nen kthetrat e Covid 19, nje virus i rre zikshem me te cilin vijojme te perballemi por qe fale masave te marra ne kohe nga qeveria shqiptare kemi arritur ta menaxhojme ate. Per ne si politikberes ju, qytetaret, dhe shendeti juaj jane primare ndaj dhe e gjithe vemendja e qeverise eshte e fokusuar tek ju dhe femijet tuaj. “

Gjithashtu z. Bushati theksin e vuri tek dy faktore kyc. Bashkepunimi dhe komunikimi: “Jemi ne nje kohe te veshtire, ndaj dhe sot gjendem ketu per te kerkuar bashkepunimin e secilit prej jush, drejtues, mesues, prind, psikolog dhe nxenes. Me duhet te theksoj edhe njehere se ne kete situate te veshtire eshte e rendesishme qe te respektojme rigorozisht masat dhe protokollet e miratuara nga MSH per te superuar keto dite te veshtira qe po kalojme . Eshte shume i rendesishem bashkepunimi dhe komunikimi. Ne jemi ketu per ju ndaj dhe mos hezitoni per asnje moment te na adresoni cdo problematike, ne menyre qe te mos cenohet edhe cilesia e dijes ne shkolla. Kur flas per problematike i referohem edhe nevojave qe shkolla mund te kete per pajisje te domosdoshme siç jane kompjuterat. Sigurisht qe ne permes “Zemres se Tirones” por edhe dashamiresve te komunitetit do te perpiqemi t’iu vime ne ndihme, shkolles dhe sigurisht nxenesve. Ajo qe sot kerkoj nga ju eshte vetem besim dhe bashkepunim. Sepse me keto dy elemente sebashku gjithcka eshte e mundur. Do ia dalim me sukses, sepse ne jemi nje familje dhe si e tille bejme gjithcka per njeri – tjetrin.
Pune me vetemohim, sakrifice per te dhene informacionin e duhur mbi situaten reale. Informacioni eshte Shendet!

Te pranishem ne event ishin mesues, nxenes, prinder te shkolles te cilet biseduan dhe dakordesuan rendesine e respektimit te protokolleve, si nje mase parandaluese per te frenuar perhapjen e covid 19.