Ka përfunduar në barazim 1-1 supersfida mes Lazio dhe Juventusit në javën e shtatë të Serie A. Edhe pse me mungesa të shumta për shkak të pandemisë, pasi disa nga yjet e saj ishin jashtë pasi rezultuan pozitivë në testet e fundit, kryeqytetasit treguan karakter për të mos lejuar “Zonjën e Vjetër” të dilte me 3 pikë nga Roma.

Juventus kaloi në avantazh me Cristiano Ronaldon në minutën e 15 të takimit falë një topi të kthyer bukur në zonë nga Cuadrado. Edhe pse u mendua se ndeshja po merrte një drejtim vjen dhe reagimi i të kaltërve. Vendasit u përpoqën pothuajse gjatë gjithë kohës së mbetur të shënonin, por ishin të paqartë përpara portës.

Ndeshja shkoi drejt fundit dhe në momentin kur të gjithë menduan se Juventusi do të fitonte 3 pikë të vlefshme për kreun e renditjes vjen dhe goli i barazimit me Calceido disa sekonda pasi koha shtesë prej 4 minutash kishte përfunduar. Tashmë Juventusi renditet në vendin e tretë me 13 pikë të grumbulluara në 7 ndeshje.