Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se janë konfirmuar 421 raste të reja me koronavirus. Gjithashtu, në spitalet dedikuar Covid-19 në Tiranë kanë ndërruar jetë 7 qytetarë.

Ndërkohë betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 105 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit.