Aktakuzat ndaj një pjese të kupolës drejtuese të UCK-së riaktivizuan pretendimin e ekzistencës së b u rgj eve të kësaj us htrie në territorin shqiptar. Nga një burim në Kuvendin e Shqipërisë, gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka mësuar iniciativën më të fundit të grupit parlamentar socialist për këtë çështje. Është Taulant Balla, numri një i grupit parlamentar socialist, ai i cili ka hedhur hapin e ngritjes të një komisioni të posaçëm parlamentar për këto çështje, bazuar në nenin 77 të Kushtetutës dhe nenit 24 të Kuvendit.

Burimet nga kuvendi deklarojnë se zoti Balla ka nisur sot mbledhjen e firmave të nevojshme për të ngritjen e këtij komisioni. Nga informacionet e deritanishme që disponon Top Channel mësohet se ky komision i posaçëm do të shqyrtojë të gjitha pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të bu rg je ve të UÇK-së. Po ashtu, komisioni i posaçëm do të merret edhe ajo çfarë është pretenduar nga Dick Marti për Shtëpinë e Verdhë, akuza që nuk u vërtetuan asnjëherë, përfshi të gjithë ata persona që dhanë kontributin e tyre për të ligjëruar pretendimet e senatorit zviceran. Kjo iniciativë e Taulant Ballës vjen në vazhdën e qëndrimeve publike nga ku ai, ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha se çfarë kontributi ka dhënë në hartimin e dosjeve kundra luf tët arë ve të UÇK-së.

“Lulezim Basha i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luf tës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burgjet e UÇK” në Shqipëri. Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, por të paktën tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë mas karadë anti-kombëtare, ku vi kt imat e gjen ocidit serb po trajtohen si kri min elë, e ku luf ta çl irimtare po aku zohet për kri me lu fte”, shkruante sot në Facebook Taulant Balla. Lulzim Basha thekson Taulant Balla, rezultoka të ketë futur në Shqipëri fshehurazi si turist ekspertin e OKB-së dhe duhet të shërbejë si dëshmitar i penduar kundër shpifjeve e trillimeve ndaj lu ftës së UÇK-së. Top Channel ka intervistuar në vitin 2010 ekspertin e OKB-së Jose-Pablo Baraybar, i cili tregonte se në Shqipëri kishte hyrë si turist dhe në Kukës, kur kërkonte për bur gjet e UCK-së kishte shkuar së bashku me Lulzim Bashën.