Ditën e sotme ish kryeministri Sali Berisha ka vazhduar me fake news-et në rrjetin social facebook. Ai ka postuar një foto të ministres Manastirliu në Komitetin Teknik të datës 8 mars 2020 ku nuk kishte as edhe një rast me Covid në Shqipëri, duke pretenduar se Komiteti Teknik nuk respekton masat mbrojtëse.

Për këtë lajm të rremë të Brishë ka reaguar vetë Manastirliu e cila duke e nxjerr bllof shkruan se:

Doktor Vde kja ka marrë një fotografi timen me Komitetin Teknik të Ekspertëve. Siç mund të verifikohet kollaj në Instagram, fotografia është e datës 8 mars 2020. Domethënë, është shkrepur në një ditë kur në Shqipëri nuk kishte as edhe një rast të konfirmuar me Covid-19.
Doktor Vde kja, siç bën shpesh këto kohë, e ka marrë dhe e paraqet si fotografi të këtyre kohëve.
Eshtë thjesht GËNJESHTËR.
Respekt për punën e Komitetit të Ekspertëve.
Neveri për Doktorin e Vde kjes dhe të gjithë adhuruesit e katastrofës.