Vetëm pak ditë më parë, Almeda Abazi dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë. Fill pas këtij momenti ndjekësit e bukuroshes shqiptare e kanë “bombarduar” llogarinë e saj, siç ka treguar vetë Almeda, duke e pyetur rreth pritjes së ëmbël. Edhe përgjigja e Abazit nuk ka vonuar e cila me anë të një videojë ka treguar se si po e kalon këtë pritje të ëmbël.

“Shtatzënia me Efe ka qenë shumë e mbarë, ka qenë shumë e lehtë. Ndërsa këtë radhë e kam pak të vështirë se dua gjithë kohës të fle, nuk ndihem shumë mirë dhe po më shkruajnë të gjithë se kur ndodh kështu do të thotë se është vajzë”, është shprehur Almeda.

Sakaq Abazi i ka pyetur edhe ndjekësit se çfarë mendojnë për këto shenja duke u përpjekur për të kuptuar më shpejt nëse është në pritje të një vajze apo djali. Almeda dhe Tolgahan e kurorëzuan dashurinë e tyrë në vitin 2017, ndërsa në vitin 2019 erdhi në jetë fëmija i tyre i parë i tyre, Efehan.