Pas akuzave të kreut të opozitës, kur tha se mjekët e familjes nuk ishin të pajisur me protokollet për ndjekjen në banesë të personave me COVID-19, ka reaguar në rrjetet sociale një prej mjekeve të qendrave shëndetësore të Tiranës, dr. Jonida Diko. Mjekja shkruan se aktualisht ndodhemi në kushte të një fluksi të shtuar për pacientë e prekur me COVID-19  por përkushtimi vijon të jetë maksimal. Teksa thekson se protokolli që përdorin në përditshmëri është informativ, procedurial dhe terapeutik, Diko thotë se, për ndjekjen e pacientëve me forma të lehtë të COVID19 në banesë, mjekët e familjes e kanë protokollin që prej datës 26 Prill 2020, ndërsa është përditësuar në muajin tetor 2020 me elemente të rinj të vlerësimit dhe ndjekjes së pacientëve.

Statusi i plotë i dr. Jonida Diko:

Jemi ne kushtet e nje fluksi te shtuar te pacienteve te infektuar nga Sars Cov-2, jemi ne kushtet e perkushtimit maksimal ndaj pacienteve me Covid dhe atyre me semundje kronike. Gjithcka ne praktiken e mjekut te familjes, vleresimi, trajtimi, ndjekja e tyre behet ne perputhje me protokollet e perditesuara qe prej dates 26/04/2020

U hartua protokolli, 1)Informativ, 2)Procedurial, 3) Terapeutik, u percaktua menyre e vleresimit, ndjekjes ne ecuri, terapise dhe egzaminimeve dhe analizave diagnostikuese, protokoll ky qe u perditesua ne tetor 2020 me elemente te rinj te vleresimit dhe ndjekjes se pacienteve te diagnostikuar me Covid 19. Ecuria  thuajse 8 mujore , ka qene nje histori perkushtimi, lodhjeje, bashkepunimi dhe shkembimi eksperiencash, pa dyshim edhe suksesi e kenaqesie ne arritjen e rekuperimit te plote te qindra pacienteve te trajtuar. Se bashku mund t’ia dalim.