Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njoftoi të martën për 12 fluturime të konfirmuara për ditën e enjte, 5 nëntor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme. Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀

Pegasus – Tiranë –Stamboll dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim Albawings – Tiranë – Venecia dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim