Serie A nuk do të mbyllet! Lajmi i madh vjen nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Zyrtari i federatës dha një prononcim për Sky Sport ku siguroi se nuk do të mbyllej kampionati.

Nuk ekziston asnjë rrezik për ndërprerjen e kampionatit të këtij sezoni, kjo është e sigurt. Roberto Mancini ka edhe dy vite kontratë me ne. Sigurisht që jemi të kënaqur me punën e tij dhe po mendoj t’i ofroj rinovimin. Sigurisht që duhet parë edhe dëshira e vetë trajnerit, tha ai.