Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e premte, më 9 tetor.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për “BalkanWeb” se mbledhja e Asamblesë së PS do të nisë në orën 15:30.

Mbledhja do të zhvillohet tek Amfiteatri te Kodrat e Liqenit Artificial, ndërsa në fokus do të jenë koordinimet brenda partisë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit 2021.