Klevis Balliu ka marrë një numër rekord votash kundër, në PD-në e Pogradecit. Nga 450 anëtarë të PD-së që kanë votuar për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Klevis Balliu ka marrë 310 vota kundër. Anëtarësia e PD është shprehur kundër tij dhe nuk kërkon të përfaqësohet nga çuni i Fahri Balliut. Ndërsa kandidati i dytë më pak i votuar, ka qenë Eduart Kapri. Ai ka marrë 170 vota kundër. Nuk dihet nëse Lulzim Basha do ta ketë sërish kandidat Balliun, pasi anëtarësia e PD-së foli qartë. Megjithatë, edhe nëse nuk e kandidon Basha, Fahriu mund t’ja gjejë një vend tek LSI-ja, duke parrë marrëdhëniet e tij me Ilir Metën.