Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur disa pyetjeve të qytetarëve nga makina e tij, duke përzgjedhur prej tyre dhe pronarë të bizneseve të vogla.

Në një nga pyetjet Rama pyetet nëse do të ketë një paketë të tretë për të ndihmuar biznesin e vogël dhe përgjigja e krueministrit ishte se për se për momentin nuk ka parashikuar një paketë e tretë.

“I dashur së pari njëherë kurajë dhe faleminderit për fjalët e mira.Kemi bërë më të mirën që kemi mundur jo më të mirën që do donim të bënim. E dimë që ka dhe më mirë.

Ju lutem te gjithë që duhet të kuptojmë jo vetëm pasojat e mbylljes nga COVID-19 por dhe pasojat nga tërmeti që ishte goditje për ekonominë dhe financat e vendit tonë.

Po arrijmë t’i përballojmë deri tani me dinjitet dhe do të kthejmë në shtëpi çdo familje që ka humbur strehën më 26 nëntor ashtu sikundër do kthejmë në shkolla nxënësit dhe mësuesit.

Për momentin nuk kemi parashikuar një paketë të tretë, nëse nuk do duhet të mbyllemi sërish. Ki besim që gjërat do të shkojnë mirë dhe më e mira është para nesh”, deklaron Rama.