Man.United po përjeton makthe në këtë fillim sezoni teksa në “Old Traford” pësuan humbjen e dytë në tre ndeshje. Jose Mourinho i shkaktoi një humbje të rëndë në shifrat 1-6, një humbje tenistike që i vendos “djajtë e kuq” në vendin e 15-të në tabelën e klasifikimit.

Gjithçka nisi në mënyre perfekte teksa fituan një 11-metërsh që në minutën e parë të shndërruar në gol nga Fernandes. Avantazhi i United zgjati vetëm dy minuta pasi Ndombele riktheu shumë shpejt baraspeshën. Jo vetëm kaq por në minutën e 7-të i përhershmi Son përmbysi shifrat. United mbeti me 10-të lojtarë pas minutës së 28-të teksa Matrial u ndëshkua me kartonin e kuq. Brenda pjesës së parë Tottenham shënoi dhe dy herë të tjera me Kane dhe sërish Son duke shkruar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-4. E njëjta histori edhe në pjesën e dytë, Aurier dhe Kane shënuan dhe dy gola të tjerë duke sigluar shifrat përfundimtare në 1-6.