Ditën e sotme Kryetari i PD, Lulzim Basha në pamje të parë ka dashur të bëjë një dalje publike në lidhje me shëndetësinë por nga çka u dëgjua tregoi se kishte dalë të sqaronte gafën që bëri ditën e djeshme ku u shpreh se “6 në 4 biznese nuk nxjerrin fitim. Duke u munduar të sqarojë gafën e djeshme , edhe pse iu shmang shifrave Basha sërish bëri një gafë në fjalimin e sotëm. Gjatë fjalës së tij shpjeguese ndaj ironisë tallëse të Kryeministrit, Basha në vend që të thoshte ‘lapsuse’ ka thënë “LAPSE”.

Pjesë nga fjala e Bashës:  Tradhtoi veten e tij dje. E kishte ndjekur konferencën për shtyp, por ishte marrë me lapsusin tim. Herën tjetër do ta nxjerr unë atë kur të bëj lapsus. Nuk ka rëndësi nëse bëj 1 apo dy lapse/lapsuse.

Ajo shifër është 6 në 10 biznese sipas BB. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia, por jo për të ndihmuar shqiptaret. Ka cinizmin kriminal që mos t’i përgjigjet as kërkesave elementare për t’i ardhur në ndihmë këtyre. Meqë e dëgjon konferencën për shtyp, po ia përsëris dhe njëherë sot planin me 5 pika dhe po i them ti vërë gishtin kokës. Të mos merret me cic-mice, gërr-vërret. Është pjesë e reumatizmës politike që e ka zënë.