Iu privua e drejta për të fituar për herë të parë në karrierë Topin e Artë por Robert Lewandowski as që ka ndërmend të dorëzohet. Nuk arriti as të fitoj Këpucën e Artë por as në këtë pikë nuk është dorëzuar, vijon me të njëjtin intensitet edhe këtë sezon në kërkim të dy trofeve që i shpëtuan nga duart, pjesa tjetër është e gjitha një histori e bukur për tu rrëfyer teksa më Bayern Munich fitoi gjithçka që ishte në lojë, 5 trofe.

Lewandowski dhe Bayern kanë nisur këtë sezon gjithçka nga e para, sërish me të njëjtën uri teksa ndodhen një pikë larg kreun në Bundesligë ndërsa në Champions çmontuan Atletico Madrid me një poker golash. Ndaj Eintracht Frakfurt, polaku shpërtheu me një tripletë duke e dërguar në dhjetë numrin e golave të shënuar në 5 javë kampionat, ky është një rekord absolut në Bundesligë duke kaluar edhe një legjendë si Gerd Myler. Shifra e Levës vijojnë të magjepsin botën e futbollit, aktualisht është ai qendërsulmuesi më i mirë në qarkullim.