Kryeministri Rama ka falenderuar qytetarët për reagimin për vendosjen e maskave ditën e sotme. “Më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra” – shkruan Rama.

Reagimi i plotë:

? SUPER REAGIM SOT ME MASKAT EDHE NË RRUGË? RROFSHI, RROFSHI, RROFSHI, JU DUA SHUMË❤️ Njësoj si ju, kur vura maskën sot sa dola u mërzita pak, po më mirë taksirati i maskës, se sa taksirati i mbylljes prapë në shtëpi me javë të tëra, prandaj faleminderit për mirëkuptimin dhe MBANI MASKËN SAPO DILNI NGA SHTËPIA?

#MbajeMaskën? #RuajShëndetin? #ShpëtoJetë?

Prej ditës së sotme deri në një afat të pacaktuar qytetarët janë të detyruar të mbajnë barrierat mbrojtëse ndaj COVID 19 në të gjitha ambjentet të hapura dhe të mbyllura përveç në shtëpi.