Tashmë jemi mësuar dhe janë bërë fare të rrugës, postimet dhe denoncimet e ish-kryeministrit Sali Berisha në rubrikën e tij të “qytetarit dixhital”. Herë të sajuara dhe çdo herë të pavërtetuara postimet e Sali Berishës janë kthyer në arenë ku çdokush mund të dërgojë çfarëdo. Ditën e sotme Berisha ka bërë gafën e rradhës me postimin ku sipas tij janë parcelat me ka nabis në Malësinë e Madhe.

Natyrisht që e vërteta është krejt ndryshe. Pamjet që ka publikuar Berisha janë në fakt foto të vitit 2016, janë publikuar nga aksioni i Policisë së Shtetit e cila i ka asistuar në atë kohë këto parcela.  Edhe një herë kjo tregon se çdokush mund të tallet me doktorin duke i çuar një foto dhe ai direkt e merr të mirëqënë ose në rastin më të keq i përdor politikisht.

Pamjet e aksionit antika nabis janë publikuar  në 2016 edhwe nga mediat italiane.  Më poshtë ju sjellim të plotë postimin e Berishës dhe gjithashtu pamjet nga lajmet e botuara në 2016.

Lexo.al/

Lajmi i 2016-ës:

Droga “mbyt” Shqipërinë, zbulohen mijëra bimë hashashi

https://www.corriere.it/foto-gallery/esteri/14_agosto_25/albania-blitz-villaggio-marijuana-e8977d88-2c94-11e4-9952-cb46fab97a50.shtml