Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi drejtuesja e PS për Qarkun Tiranë, Elisa Spiropali përmes një statusi në rrjetin social facebook, ka thumbur sërish kryeopozitarin Basha.

Pas publikimit të gafave të njëpasnjëshme të Bashës me shifrat, ministrja kësaj radhe i sjell në vëmendje Bashës debatin në distancë me ish kryeparlamentaren Topalli, duke shkruar se “Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral” dhe se “Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene”, shkruan ndër të tjera ministrja në statusin e saj.

STATUSI I PLOTË:

Taksirati i Lul Bashës me Jozefina Topallin nuk është hall elektoral. Luli vet ka shpallur se PD gëzon simpatinë e 85% të shqiptarëve. Nuk duket të jetë as inat personal sa kohë fali Genc Rulin për deklarata shumë më të rënda mbi ortakërinë e kunatit në vendimarrjet e zanatit.Nuk beson njeri se Jozi është e vjetër sa kohë plaku digjital ka ende fuqi t’i bjerë fyellit elektronik.Arsyeja e kësaj furie është sharra e Lulit ngecur në gozhdën e shkollimit të Jozefinës si matematiciene? Kot s’thonë; Zilia po ashtu si uthulla e fortë gërryen dhe thyen enën e vet???