Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndan një tabelë nëpërmjet së cilës tregon dallimet mes virozëve të stinës dhe Covid-19. Ai thotë se epidemia nga Sars-Cov2/Covid-19 vazhdon të jetë prezent prej shtatë muajsh duke u përditësuar çdo ditë mbi gjendjen e saj, por ndërkohë po mbërrijnë virozat e stinës të cilat kanë shumë ngjashmëri dhe dallime midis tyre.

“Për këtë arsye le të flasim se si duhet të veprojmë në rastin e shfaqjes së sëmundjeve me shkaktarët përkatës. Le të fillojmë me Ftohjen(Rrufën) që është tipike e kësaj periudhe dhe Gripin që po ashtu është drejt mbërritjes. Për të pasur idetë e qarta le të kthjellohemi që në fillim që pika e parë është kontakti me mjekun. Së dyti le të shohim dallimet midis tyre për tu orientuar më shpejt se kush mund të jetë shkaktari gjendjes tonë shëndetësore”, shkruan ai.

Brataj flet për dallimet midis rrufës dhe gripit për të vazhduar më tej me ngjashmëritë dhe dallimet midis gripit dhe covid-19. Këto ngjashmëri dhe dallime i sjell përmbledhur në tabelën më poshtë: