Partia Demokratike shpalli një ditë më parë listën me 140 emrat, kandidatët për deputetë për qarkun e Tiranës, që pritet të përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e 25 prillit. Ndëkohë që sot janë bërë dhe votimet. Në degën Nr.6, emrat kanë qenë këto: Eduart, Hajko, Fatbardh Kadilli, Ina Zhupa, Klodiana Shala, Majlinda Zoça, Onelda Zefi dhe Shpëtim Agolli.

CNA.al pas informacioneve që ka marrë, bëri një investigim të thjeshtë, se kush është Ornelda Zefi. Sipas denoncimit, thuhej se kandidatja e PD-së, Onelda Zefi, e cila sot mban postin si Kryetare e Gruas në Degën Nr.6, të kishte lidhje me persona problematikë dhe të shkuar kri min ale. Pas verifikimeve konstatuam se Onelda Zefi është bashkëshortja e Ilir Mihasit, i dë nuar për pro sti t cio n, vr a s je dhe tregtim të lëndëve n ark oti ke.

Por le ti marrim me rradhë se kush është në të vërtet ky person. Ilir Mihasi, sipas të dhënave të raportuara nga mediat, është ak u z uar nga drejtësia italiane për atë që quhet “mas ak ra e Krishtlindjeve”, ku në vitin 1998, humbën jetën tre punonjës policie në Udine. Së bashku me Mihasin, asokohe u ar re stu a një tjetër shqiptar, të dy të ak uzu ar si autorë të shp ërt himit, por Apeli i shpalli të pafajshëm. Megjithatë, Ilir Mihasi është arr e stu ar sërish më vonë (13 dhjetor 2016) pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokuroria e Gjykatës së Apelit të Triestes, për të shlyer një dë nim të mbetur, lidhur me veprat pe nale të favorizimit të emigracionit të pa ligjshëm dhe pro st i t ucio nit  të të  mi  t ur ve.

Ngjarjet për të cilat ai ak uz ohet kanë ndodhur mes Udines dhe Brindisit në vitin 1998. Pra komisioni Ruli-Luli ka çuar për votim bashkëshorten e një personi me rekorde kri m in ale në strukturat e Partisë Demokratike. / CNA