Ndonëse është krijuar një perceptim se Shqipëria ka një sistem shëndetësor shume te dobët ne fakt rezulton ndryshe nga një renditje qe i bën the Lancet Revista prestigjioze mjekësore ne bote.

The Lacet ka bere një renditje te sistemeve shëndetësore te 204 vende te ndryshme ne bote qe nga vitit 1990 deri ne 2019 bazuar mbi 42 kritere te cilat lidhen me efektshmërinë e trajtimeve mjekësore. Janë marre sëmundje te ndryshme duke nisur qe nga ato infektive, përfshire malaria Hiv Aids apo sëmundje te Zemrës, ishemite cerebrale e te tjera ku është vlerësuar ecuria e trajtimit mjekësor dhe ulja e vdekshmërisë për secilën.

Ndërmjet 204 vende te ndryshme te globit Shqipëria ka grumbulluar 70 pike ne indeksin e përgjithshme pasi secila semundshmëri është vlerësuar me pike.

Sistemi shëndetësor Shqiptar ka te njëjtin vlerësim si Lituania ,Letonia apo Rumania ne Evrope. Ndërkohe qe renditet me mire se te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor siç janë Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina Maqedonia e Veriut edhe me mire se Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia apo edhe Turqia.

Nder vendet e para ne publikimin e the Lancet renditen Norvegjia Andorra Luksemburgu Franca Finlanda dhe Kanadaja. Gjithsesi 70 pike për Shqipërinë nuk janë pak te cilat përkthehen ne me shume besim tek bluzat bardha dhe protokollet mjekësore qe përdorin. Ne fakt kjo është pare edhe ne protokollet mjekësore qe përdorin mjeket tani tek pacientet me covid 19.