Nga Ilir Beqaj/

Rritja e pagave të personelit shëndetësor me 40 % do të kushtojë rreth 5,4 miliardë lek në vit apo rreth 50 milionë usd në vit (1 usd = 107 lek). Në një mandat 4 vjeçar janë 200 milionë USD. Mjek në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 915 USD në muaj në 1280 USD në muaj. + 365 USD në muaj, + 4395 USD në vit, + 17,585 USD në 4 vjet. Farmacistë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 595 USD në muaj në 835 USD në muaj. + 235 USD në muaj, + 2845 USD në vit, + 11,380 USD në 4 vjet.

Infermierë në spitale; paga mesatare do të shkojë nga 505 USD në muaj në 705 USD në muaj. + 200USD në muaj, + 2420 USD në vit, + 9680 USD në 4 vjet. Infermierë në qendra shëndetësore; paga mesatare do të shkojë nga 415 USD në muaj në 580 USD në muaj. + 165 USD në muaj, + 1985 USD në vit, + 7940 USD në 4 vjet. Mjek në qendra shëndetësore; paga mesatare do të shkojë nga 755 USD në muaj në 1055 USD në muaj. + 300 USD në muaj, + 3620 USD në vit, + 14,470 USD në 4 vjet.