9 tetori shënon mbylljen e raundit të dytë të regjistrimeve, në 35 universitetet publike e private, në vend. Dita e hënë, pra 12 tetori, është një shans tjetër dhe i fundit. Nisin aplikimet për raundin e tretë. Arjan Xhelaj: Në këtë raund pritet të regjistrohen rreth 4000 maturantë. Dita e shtunë dhe e dielë, pra 11 dhe 12 do të shërbejnë për çregjistrim.

Ndërsa deri në përfundim të tre raundeve, vlerësojmë se do të jenë regjistruar rreth 22 mijë maturantë. Kuota të lira në degët më të kërkuara ka pak, por ka. P. sh. Ekonomiku, Juridiku kanë kuota. Qëllimi i gjithë procesit është që gjithkujt t’i jepet mundësia dhe askush të mos thotë, që nuk e pata shansin. Jo vetëm maturantet e këtij viti, por edhe të viteve të mëparshme, do kenë mundësinë të regjistrohen, përmes aplikimit me formularin A1Z, në raundin e fundit.

Ekselenca preferon universitet shqiptare, kjo, pasi 40% e të regjistruarve deri tani janë me mesatare nga mbi 8.5 deri në 10.