Real Madridi në afatin kalimtar të verës se vitit 2020 nuk e ka transferuar asnjë lojtar. Pas rikthimit të Martin Odeegardit në këtë afat kalimtar, Reali i ka larguar disa ka lojtarët të cilët nuk kanë qenë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, si James Rodriguez, Gareth Bale, Sergio Regulion dhe Achraf Hakimi. Vetëm nga shitja e tyre, klubi madrilen i ka arkëtuar rreth 100 milionë euro. Në verën tjetër synim i klubit pritët të jetë talenti i skuadrës franceze Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Lojtari pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës madrilene, të cilët janë të gatshëm t’i derdhin deri në 300 milionë euro për të, pasi që futbollisti ka shprehur dëshirën që të largohet nga PSG në sezonin e ardhshme. Ndërsa edhe ai e ka treguar shumë herë që ekipi i tij i preferuar është Reali i Madridit.

Interesim për Mbappen ka edhe skuadra e Liverpool, me trajnerin Jurgen Klopp që dëshiron që ta ketë në skuadër yllin francez. Vlera e tije është 225 milionë euro. Parisienët nuk dëshirojnë që të humbasin yllin e tyre dhe do të përpiqen që ta mbajnë në ekip.