Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për shtyp që po mbahet ditën e sotme bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Financave Anila Denaj tha se paga minimale hyn në fuqi më 1 janar të vitit 2021.

Ai tha se plani për projekt buxhetin ka përfunduar dhe se po finalizohen disa procese shumë të rëndësishme.

“Për pagën minimale që do të hyjë në fuqi në 1 janar. ndërkohë qe e kemi përfunduar plani për buxhetin, më vjen jashtëzakonisht mirë , po finalizojmë disa procese të rëndësishme që do të sjellim, fluksin më të madh të parasë të injektuara në ekonomi”, tha Rama.