Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish Presidentit të Republikës Ilir Meta me anë të një mesazhi të shpërndarë në “Twitter”.

“Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma!”, shkruan Rama.