Kryeministri Rama ka vazhduar me ironine mbi debatin qe Ilir Meta ka hapur me dekoratat elektorale qe po shperndan per heronjte e luftrave, nderkohe qe hiqet si mbrojtes i madh i tyre. Me ane te nje reagimi ne twitter, kryeministri Rama thekson se ”Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!”

Kryeministri Rama ne Twitter: Ilir, ti duhet ta kuptosh se nuk ka pasur para teje dhe nuk do ketë pas teje, as principatë, as monarki, as republikë në botë, që të ketë dhënë dekorata për heronjtë e luftrave të shkuara! Kjo është komedia e një marrëzie të pashoqe që të bën gazin e botës dhe të republikës sonë!

Heronjtë mbaji në zemër e në mendje kur flet e vepron, duke respektuar detyrën e lartë e duke dhënë shembullin që detyra të imponon, jo duke sharë si i dehur me ata në gojë e duke nxitur dasi, sherr e rrëmuja për interesat e tua krejt personale dhe për partinë tënde të degraduar!