Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë, apelon ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliut.Në apelin drejtuar qytetarëve, ministrja kujton se në kuadër të masave anti-COVID është vendosur që nga e enjtja 15 tetor, maska do të jetë e detyrueshme jo vetëm në ambientet e mbyllura, por dhe të hapura.

Të kontribuojmë të gjithë për të fituar betejën më të rëndësishme, betejën për shëndetin. Vendose maskën ose barrierën mbrojtëse prej tekstili kudo, në çdo ambient jashtë shtëpisë! Studimet tregojnë se ulet me mbi 60% rreziku i prekjes nga COVID-19,- apelon Manastirliu.Duke filluar nga e enjtja (15 tetor), maskat do të jenë të detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësire publike jashtë apo brenda, përveç shtëpisë, restorantit apo barit.Në rast të shkeljes së masave do të aplikohen gjoba për çdo qytetar të cilat do të faturohen tek faturat e dritave.Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë gjithë territorin dhe do të kenë tolerancë zero për maskat.