Aktorja e njohur e humorit Arjola Demiri ka treguar arsyen se pse është bërë pjesë e PS.

Ajo tha sot në emisionin “Open” se nuk ka qëllime përfitimi personal, por dëshiron që të bëj sa më shumë për vendin e saj, Tropojën.

Demiri theksoi se nuk ka nevojë për rrogën e deputetes, pasi bën 4 punë dhe paguhet shumë, por duke harruar se akuzat ndaj pushtetarëve vijnë pas shpërdorimit të detyrës dhe përfitimit jo të 1 mln lekëve të vjetra saç është rroga e deputetit, por për miliona euro.

Pyetjes së Eni Vasilit se a ka frikë mos korruptohet nga politika, ajo iu përgjigj si më poshtë:

Demiri: Unë zgjodha të jem pjesë e PS, dhe kam dal hapur sepse mendoj që këto 7 vite PS ka investuar në Tropojë, ndërsa PD ka pasur mundësi dhe nuk ka investuar asnjë gjilpërë. Unë dua të bëj diçka ndryshe. Unë jam një zë i fortë për Tropojën, për qarkun e Kukësit, jamë një vajzë e re me energji dhe mund të kontribuoj përmirë.

Eni Vasili: Ke frikë mos korruptohesh nga politika?

Demiri: S’di ta them këtë, sepse jam një person që vërtet kam bindjen që do bëj diçka ndryshe. Jam nga një familje që e ka ngritur gjithçka me djersën e ballit, jo duke vjedhur.

Aliaj: Një veprim si i yti provokon vetëm interesat e tua vetjake, jo të 20 mijë personave që jetojnë atje. Interesi vetjak të shtyn të hysh në politikë. Me vepër arti provokon më shumë se sa me një agazhim politik.

Demiri: Unë me ato ç’a kamë vënë në skenë nga a te zh kam provokuar. Unë s’e kam vënë profesionin asnjëherë përballë lekut. Sot unë bëj 4 punë të ndryshme, dhe më besoni që marr më shumë se sa një rrogë deputeti. Dua të bëj diçka për qytetin tim që ka vite që është lënë i harruar.