Nga Bledi Çuçi/

Kryetari i Partisë Demokratike nuk zhgënjeu as kësaj radhe gjatë vizitës së tij në Lushnje, ku kishte marrë përsipër të fliste për bujqësinë. Mirë që është i paaftë për të kuptuar rolin e pikave të grumbullimit në qarkullimin e produkteve bujqësore, por zgjedh të shfaqet edhe me personazhe që i njeh gjithë Myzeqeja për problemet me ligjin me malin e borxheve që iu kanë fermerëve. Në vitet 2008-2012 kur Luli ishte në qeveri, pati 0 investime në pika grumbullimi. Prej vitit 2013 e deri më sot që flasin, janë 123 përfitues me një shumë totale 20.8 milionë Euro.

Koha provoi që mbështetja jonë për pikat e grumbullimit si hallkat kryesore mes fermereve dhe tregut ishte politika e duhur që dha rezultat. Është FAKT se vetëm në vitin 2019 janë eksportuar në sasi 334.7% më shumë fruta dhe perime nga Shqipëria, në krahasim me vitin 2012. Eksportet janë 3.4-fishuar në raport me vitin 2012. Biznesi për të cilin Saimiri i ankohet Lulit, është një nga investimet më të mëdha në rajon, që ka përfituar nga programi IPARD aq sa e lejojnë rregullat e përcaktuar në Bruksel dhe vetë ka investuar rreth 7 herë më shumë së mbështetja që ka marrë. Biznesi i Saimirit ndërkohë deri dy vite më parë ishte nën sekuestro për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj fermerëve dhe të tretëve. Thjesht sepse ai ka zgjedhur të mos punojë, por të merret me politikë dhe për t’i ikur borxheve të pashlyera sa hap njerën pikë grumbullimi mbyll tjetrën. Lidhur me akuzat ndaj meje se medemek paskam përfituar disa milionë euro nga investimi në pikën e grumbullimit ku Saimiri punonte kohë më parë, do t’i japë mundësinë që t’i provojë në sallën e gjyqit. Luli ndërkohë, që na tregoi sërish se askush nuk ia hap derën por mezi gjen ndonjë personazh si Saimiri, përgjigjen do e marrë më 25 prill. Humbës recidivist edhe kësaj here.